– Me 20 mars të vitit 1991, Michael Jackson nënshkroi një kontratë prej 1 miliardë dollarësh me Sony, që njihet edhe si marrëveshja më e shtrejtë në historinë e kontratave muzikore.
– Në këtë datë të vitit 2017, Ed Sheeran ishte në pozitën e parë të këngëve më të mira në Angli me këngën ‘Shape of You’. Kënga ishte në pozitën e parë edhe në 34 shtete të botës. Në dhjetor të vitit 2018 kënga arriti të kishte 2 miliardë dëgjime në rrjetin Spotify. Kjo këngë po ashtu fitoi çmimin Grammy si performanca më e mirë solo e zhanrit pop.