– Më 3 nëntor, të vitit 1979, The Eagles nisën një qëndrim nëntë javor në vendin e parë të klasifikimit të albumeve më të dëgjuara Billboard, në SHBA me albumin ‘The Long Run’. Ky ishte albumi i katërt i grupit që arriti në krye të klasifikimit amerikan.
– Në po këtë datë, të vitit 1980, ABBA publikuan studio albumin e shtatë të titulluar ‘Super Trouper’. Albumi përfshin disa prej këngëve më të njohura të grupit, mes tyre “The Winner Takes It All”, “Super Trouper”, “On and On and On”, “Happy New Year”, “Andante, Andante” dhe “Lay All Your Love on Me”.
– Në këtë datë, të vitit 2006, Damien Rice publikoi albumin e tij të dytë në studio, të cilin e emërtoi me numrin ‘9’. Albumi përfshin këngët “9 Crimes”, “Rootless Tree” dhe “Dogs”.







