– Më 4 tetor, të vitit 1968, Led Zeppelin zhvilluan një nga koncertet e tyre të para në Mayfair Ballroom, në Newcastle të Anglisë. Në atë kohë, grupi performonte ende me emrin “The New Yardbirds”, me Jimmy Page në kitarë. Pak kohë më vonë, grupi do të ndryshonte emrin në Led Zeppelin dhe do të bëhej një nga grupet më të rëndësishme në historinë e rock-ut.
– Në këtë datë, të vitit 1961, ka lindur këngëtari kubano-amerikan, Jon Secada. Secada ka shitur mbi 20 milionë albume në mbarë botën dhe ka fituar tre çmime Grammy, duke u bërë një nga artistët më të suksesshëm të muzikës latine.
– Më 4 tetor, të vitit 1999, këngëtarja Faith Hill lansoi këngën “Breathe”. Kjo këngë korri suksese të jashtëzakonshme, teksa nga Billboard fitoi çmimin “Kënga më e mirë e vitit”, në vitin 2000.
– Më 4 tetor, të vitit 1970, këngëtarja Janis Joplin, u gjet e vdekur në Hotel Landmark, në Los Anxhelos, pas një mbidoze me heroinë. Ajo ishte vetëm 27 vjeçe.
– Në këtë datë, të vitit 2019, filmi i suksesshëm ‘Joker’, u bë filmi i parë që përdori këngën “Rock And Roll Part 2” të Gary Glitter, që nga dënimi i këtij artisti në vitin 2015.







