– Me 23 nëntor, të vitit 2008, albumi debutues i këngëtares Leona Lewis, i titulluar ‘Spirit’, zuri pozitën e parë të albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar. ‘Spirit’ gjithashtu ishte albumi i 6-të më i shitur në botë, në vitin 2008.
– Në këtë datë, të vitit 1979, rock bendi Pink Floyd lansuan këngën “Another Brick in the Wall (Part 2)”. Kënga u bë hit i madh gjithandej globit, duke kryesuar shumë top lista muzikore, si atë britanike, amerikane dhe shumë top lista në Evropë.
– Më 23 nëntor, të vitit 1991, kënga “Black or White” e Michael Jackson e realizuar në bashkëpunim me kitaristin Slash, arriti në pozitën e parë të top listës britanike, duke shënuar këngën e pestë të artistit Jackson, që arriti kryesimin e kësaj top liste.







