– Sot, me 29 shtator feston ditëlindjen këngëtarja amerikane Halsey, e lindur në vitin 1994. Emri i saj i vërtetë është Ashley Nicolette Frangipane.
– Në të njëjtën datë, por të vitit 2004, kënga “Vertigo”, e interpretuar nga U2, u publikua ilegalisht në internet nga persona të panjohur.
– Më 29 shtator të vitit 2004, gazeta ‘The Sun’ raportoi se Michael Jackson kishte një fëmijë, i cili në atë kohë ishte 19-vjeçar. Omar Bhatti thuhej se ishte djali i tij, pas një nate që ai kishte kaluar me nënën e tij në Kaliforni, 19 vjet më parë.







