– Më 1 shtator të vitit 1984, pas 25 vitesh në industrinë muzikore, Tina Turner arriti të klasifikohej në vendin e parë të top-listës Billboard si solo artiste, me këngën “What’s Love Got to Do with It”. Tina u bë artistja më e vjetër që shënoi këtë sukses.
– Në të njëjtën datë, por të vitit 2002, bendi Coldplay shënoi sukses të madh me studio albumin e tyre të dytë të titulluar ‘A Rush of Blood to the Head’, i cili u klasifikua në pozitën e parë të top-listave zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.
– Në këtë datë, por të vitit 1977, bendi rok Blondie nënshkruan kontratën e parë me Chrysalis Records.







