– Më 19 mars, të vitit 2005, reperi 50 Cent bëri histori duke u bërë solo artisti i parë, që kishte në të njëjtën kohë tre këngë në top listat muzikore në SHBA.
– Më 19 mars, të vitit 2018, Drake theu rekordet e transmetimit që në ditën e parë, në platformat Apple Music dhe Spotify, me këngën “God’s Plan”.
– Në po këtë datë, por të vitit 2015, këngëtari Ed Sheeran, arriti dy milion shitje të kopjeve të albumit të tij të dytë, të titulluar ‘X’, në Mbretërinë e Bashkuar, vetëm nëntë muaj pas publikimit. Ai u bë artisti i pestë që e arriti këtë sukses gjatë 10 viteve të fundit, pasuar nga Adele, Emeli Sande, Take That dhe Michael Buble.







