Faza e play-off-it në UEFA Europa League dhe UEFA Europa Conference League po hyn në momentet vendimtare, me ndeshjet e kthimit që pritet të përcaktojnë skuadrat që do të avancojnë më tej. Pas përballjeve të para, gjithçka mbetet e hapur dhe tensioni është në rritje, pasi ekipet synojnë të përmbysin rezultatet ose të ruajnë epërsinë e fituar.
Ndër sfidat kryesore të kësaj faze veçohen përballjet në mes AS Roma – Bologna FC 1909 dhe Aston Villa – LOSC Lille, të cilat do të zhvillohen sonte, në ora 21:00.
Këto ndeshje pritet të ofrojnë spektakël dhe rivalitet të madh, duke qenë vendimtare për fatin e skuadrave në garat evropiane.







