– Me 18 shkurt, të vitit 1965, ka lindur producenti dhe reperi amerikan, Dr. Dre. Ai është themelues i “Aftermath Entertainment” dhe “Beats Electronics”. Me muzikë filloi të merrej bashkë me grupin N.W.A., ndërsa gjatë karrierës së tij, Dr. Dre ka ndihmuar të ngritën shumë artistë, si: Snoop Dogg, Tupac Shakur, Eminem, Kendrick Lamar, 50 cent, e shumë të tjerë.
– Me 18 shkurt, të vitit 2004, këngëtarja Dido u shpall një nga 10 këngëtaret më pasura, ku fitimet e saj kishin arritur vlerën 26.9 milion dollar. Albumi i dytë i këngëtares ‘Life for Rent’, ishte edhe albumi më i shitur një vit më parë apo i vitit 2003, në Mbretërinë e Bashkuar.
– Me 18 shkurt të vitit 2006, The Rolling Stones mbajtën një koncert falas, për rreth 1.5 milion persona, në Copacabana Beach, në Brazil.







