Sot fillojeni ditën duke dërguar një mesazh të bukur për miqtë ose familjarët. Një kompliment i sinqertë, jo vetëm që ndriçon ditën e dikujt tjetër, por edhe juve ju bën të ndiheni më mirë.
Muaji shkurt, njihet ndryshe edhe si “Muaj Ndërkombëtar për Rritjen e Vetëvlerësimit”, i cili na shërben për të reflektuar mbi rëndësinë e vetëvlerësimit dhe fuqisë së brendshme. Kjo periudhë inkurajon individët në mbarë botën, të ndërtojnë besim në vetvete, të pranojnë cilësitë e tyre unike dhe të krijojnë një imazh më pozitiv për vetveten.
“Muaji për Rritjen e Vetëvlerësimit” nisi në fillim të viteve 2000, falë përpjekjeve të aktivistëve të shëndetit mendor, të cilët panë nevojën për të adresuar çështjet e vetëvlerësimit në nivel global. Me kalimin e viteve, kjo nismë fitoi mbështetje nga organizata të ndryshme dhe u shndërrua në një aktivitet vjetor me ndikim ndërkombëtar.
Sot, muaji shkurt, simbolizon një përpjekje kolektive për të krijuar një mjedis më mbështetës dhe më pozitiv për të gjithë. Sepse, në fund të fundit, vetëbesimi nuk është luks, është themel i një jete më të shëndetshme dhe më të lumtur.







