Përveç dashurisë, muaji shkurt karakterizohet edhe si ‘Muaj i të pasionuarve ndaj librit’, kushtuar promovimit të bibliotekave dhe dashurisë për librin dhe dijen. Kjo iniciativë ndërkombëtare synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e bibliotekave si qendra të njohurive, kulturës dhe komunitetit.
Gjatë këtij muaji, bibliotekat organizojnë aktivitete të ndryshme, nga leximet publike dhe punëtori krijuese e deri tek promovimi i koleksioneve digjitale, me qëllim të inkurajimit të leximit dhe përdorimit të burimeve të tyre nga lexues të të gjitha moshave.
‘Muaj i të pasionuarve ndaj librit’ është një mundësi për të reflektuar mbi vlerën e bibliotekave në jetën tonë dhe për të festuar rolin e librave në edukimin dhe kulturën e shoqërisë sonë.







