Me 18 nëntor të vitit 1993, Nirvana regjistroi një sesion të veçantë të këngëve të tyre në MTV në New York. Nirvana po ashtu, kënduan një listë të këngëve nga materiale kryesisht më pak të njohura dhe versione të këngëve të këngëtarëve tjerë. Me albumin që përmbante këto këngë ata fituan çmimin ‘Grammy’, për albumin më të mirë të muzikës alternative në vitin 1996.
Në këtë datë në vitin 1993, Këngëtari i grupit Pearl Jam, Eddie Vedder u arrestua në Neë Orleans për prishjen e qetësisë pas një përleshje që ndodhi në një bar nate.
Në po këtë datë në vitin 2007, kompozitori i famshëm amerikan Paul Wasserman, vdiq në moshën 73 vjeç. Ai ishte kompozitor për këngëtarët dhe grupet më të famshme në botë si: The Rolling Stones, The Who, Bob Dylan, Neil Diamond, Paul Simon dhe të tjerë.