Fuqizimi i grave, është pika më e rëndësishme që duhet të mbështetet zhvillimi i përgjithshëm i një vendi, pasi rritë cilësinë dhe sasinë e burimeve njerëzore të disponueshme për zhvillim.
Pikërisht për këtë temë, Radio KFOR-i kontaktoi Drejtoreshën ekzekutive të Forumit për Lidership dhe Diplomaci, zonjushën Njomza Emini, e cila me punën e saj të palodhshme dhe profesionale përkrah pjesëmarrjen e grave dhe femrave, nga të gjitha komunitetet, në qeverisje dhe ekonomi në Kosovë: “Viteve të fundit edhe me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar është rritur numri i grave dhe vajzave të përfshira në shoqëri civile dhe në politikë. Përpjekjet tona nuk duhet të ndalen, për shkak që një përfaqësim më i mirë i yni, shtynë shoqërinë tonë drejt balancit gjinor. Kultura, sporti dhe shumë fusha tjera ka ritheksuar suksesin e vajzave dhe grave jo vetëm në Kosovë, por në gjithë vendet në botë. Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi si dhe shumë vajza e gra nga Kosova, sot janë pjesë e veprimtarive të ndryshme në botë, botë që po bëhet shumë më e vogël me rastin e pjesëmarrjes dhe angazhimit nga secila nga ne si dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës së komunitetit tonë.”
Pa barazinë dhe fuqizimin gjinor, vendi nuk mund të ishte i drejtë dhe ndryshimi shoqëror nuk do të ndodhte. Prandaj, edhe studiues të shumtë pajtohen se fuqizimi i grave luan një rol të madh në zhvillim dhe është një nga kontributet e rëndësishme të zhvillimit të një shoqërie.