– Më 12 janar, të vitit 1999, Britney Spears publikoi albumin e saj të parë, të titulluar ‘Baby One More Time’.
– Në këtë datë, të vitit 2013, në moshën 54 vjeçare, ndërroi jetë këngëtarja amerikane, Lisa Marie Presley. Lisa ishte vajza e vetme e Elvis Presley’t. Ajo ishte martuar me Michael Jackson, në vitin 1994 dhe u nda më 10 dhjetor të vitit 1995. Në ditëlindjen e saj të 25-të, në vitin 1993, ajo trashëgoi pasurinë e Presley-t, që kishte arritur një vlerë prej 100 milionë dollarësh.
– Në këtë datë, të vitit 1981, u raportua se Shtëpia e Bardhë kishte zgjeruar koleksionin e disqeve të muzikës së tyre, duke përfshirë albumet e Bob Dylan, Kiss dhe Sex Pistols në fonotekën e tyre.
– Më 12 janar, të vitit 1990, Bob Dylan ekzekutoi performancën e tij më të gjatë në karrierë, duke interpretuar 50 këngë, për katër orë e 20 minuta, në klubin Toad’s Place në New Haven, në Connecticut.







