Mirënjohja nuk njeh kufij, ajo mund t’i drejtohet familjes, miqve, kolegëve, mjekëve, mësuesve, apo edhe njerëzve që nuk i njohim, por që na ndihmon në mënyra të ndryshme çdo ditë. Shpesh, është një fjalë e thjeshtë ajo që thellon marrëdhëniet dhe krijon ndjenja të forta respekti e bashkëpunimi.
“Dita Ndërkombëtare e Falënderimit” festohet çdo vit më 11 janar dhe na shërben si një kujtesë e fuqishme se mirënjohja duhet shprehur.
Në fillimin e vitit, kur njerëzit reflektojnë mbi marrëdhëniet dhe përvojat e tyre, kjo ditë na fton tu themi “Faleminderit”, atyre që kanë ndikuar pozitivisht në jetën tonë. Shpesh e harrojmë këtë fjalë të vogël, sepse mendojmë se të tjerët e dinë vetë se sa shumë i vlerësojmë, por jo gjithmonë është kështu.
Mos harroni se fjala “Faleminderit”, ka fuqinë të forcojë marrëdhëniet, të përmirësojë ditën e dikujt dhe të ndërtojë ura mirëkuptimi. Prandaj, fjalën magjike ‘faleminderit’, ta përdorim më shpesh.







