Mjetet e Inteligjencës Artificiale (AI) po bëhen pjesë e pandashme e jetës sonë, nga mënyra se si punojmë, komunikojmë e mësojmë e deri te mënyra si marrim vendime të përditshme. Por me rritjen e shpejtë të përdorimit të AI, po shtohet edhe debati: A është Inteligjenca Artificiale e dobishme apo e dëmshme?
Ekspertët theksojnë se me përdorimi i AI ka sjellë përfitime të mëdha tek të gjithë në shumë aspekte, siç janë automatizimi i detyrave të vështira në industri, pastaj në media, shëndetësi, edukim, na ka kursyer kohë dhe ofruar zgjidhje më të shpejta e më të sakta, na ka dhënë mbështetje në shkrim, dizajn, muzikë apo programim, etj. Megjithatë, specialistët paralajmërojnë se AI ka sjell edhe sfida, siç janë rreziku i informacionit të pasaktë, nëse mjetet përdoren pa kontrolle, privatësia, pasi shumë platforma mbledhin të dhëna personale, zëvendësimi i vendeve të punës, sidomos në profesione teknike apo rutinë si dhe ndikimi tek të rinjtë, ku theksohet nevoja për përdorim të sigurt, të balancuar dhe të mbikëqyrur.
Sipas ekspertëve, përdorimi i AI nuk mund të cilësohet as i mirë e as i keqe në vetvete, kjo varet nga mënyra e përdorimit të këtyre mjeteve të AI.
Debati se “A është Inteligjenca Artificiale e dobishme apo e dëmshme?”, – mbetet i hapur. Por një gjë është e sigurt se Inteligjenca Artificiale do të vazhdojë të jetë shtyllë kryesore e inovacionit. Sfidë mbetet të gjejmë balancën mes përfitimeve teknologjike dhe mbrojtjes së vlerave njerëzore.







