– Me 1 gusht, të vitit 1981, MTV filloi zyrtarisht transmetimin, duke transmetuar këngën “Video Killed the Radio Star” nga The Buggles, një moment historik për muzikën vizuale dhe televizionin muzikor.
– Sot feston ditëlindjen reperi, aktori dhe producenti amerikan Coolio. Ai ka lindur në vitin 1963 në Kaliforni të SHBA. Coolio ishte një nga reperët më të famshëm të viteve të 90-ta, derisa kulmin e karrierës e arriti me albumin e tij ‘Gangsta’s Paradise’, që fitoi edhe çmimin ‘Grammy’, për këngën më të mirë rap, nga albumi me të njëjtin titull, në vitin 1995.
– Me 1 gusht, të vitit 2020, Taylor Swift u klasifikua në vendin e parë, në tabelën e albumeve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me studio albumin e saj të tetë ‘Folklore’.







