Sipas të dhënave të përditësuara të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në pikat kufitare po zgjasin rreth 15 minuta dhe gjendja është e njëjtë në të gjitha pikat kufitare.
Ndërsa sa i përket raportit 24 orësh nga Policia e Kosovës, janë shqiptuar gjithsej 2.779 tiketa trafiku. Gjatë kësaj periudhe 24 orëshe, janë shënuar 33 aksidente me të lënduar, përderisa 91 aksidente të tjera janë shënuar me dëme materiale.
Në listën e mëposhtme sjellim raportin e përgjithshëm policor, për 24 orët e fundit:
| Aksident trafiku me fatalitet | 0 |
| Aksident trafiku me të lënduar | 33 |
| Aksident trafiku me dëme materiale | 91 |
| Tiketa trafiku të shqiptuara | 2779 |
| Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 | 0 |
| Persona të arrestuar | 17 |
| Persona në mbajtje | 9 |
| Persona në ndalim policor | 0 |
| Persona në vuajtje të dënimit | 3 |







