– Më 13 korrik, të vitit 1987, këngëtarja Madonna lëshon singlin e titulluar “La Isla Bonita”, që u bë një hit ndërkombëtar dhe një prej këngëve të saj më të njohura.
– Më 13 korrik, të vitit 1999, këngëtari Paul McCartney ekspozoi 73 pikturat e pikturuara nga ai vetj, në galerinë Kunstforum Lyz, në Gjermani. McCartney kishte filluar edhe të pikturonte në moshën 40 vjeçare.
– Në këtë datë, por të vitit 1985, grupi Duran Duran, zunë vendin e parë, në listën e këngëve më të dëgjuara në SHBA, me këngën ‘A View To A Kill’.
– Në këtë datë, por të vitit 1997, grupi The Prodigy qëndruan për pesë javë rresht në vendin e parë, në tabelën e albumeve në Mbretërinë e Bashkuar, me albumin e tyre të tretë ‘The Fat Of The Land’. Albumi në fjalë është shitur mbi 10 milionë kopje, në mbarë botën.







