Sot, më 13 korrik, shënohet ‘Dita Ndërkombëtare e Rock’-ut’, që i kushtohet njërit prej zhanreve më të fuqishme dhe më ndikues të muzikës moderne.
Rock-u lindi në vitet e 50-ta dhe me shpejtësi u shndërrua në një mënyrë për të sfiduar normat, për të shprehur ndjenja të thella dhe për të bashkuar miliona njerëz. Emra legjendarë si The Beatles, Led Zeppelin, Queen, Pink Floyd, Nirvana, AC/DC, U2 dhe shumë të tjerë kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës rock.
Radio KFOR-i vazhdimisht ju sjell hite të shumta rock, duke kujtuar jo vetëm këngët që kanë bërë histori, por edhe ndikimin që ky zhanër ka pasur në ndryshimet kulturore dhe sociale nëpër dekada.







