Me 20 tetor të vitit 1964, ‘The Rolling Stones’, performuan në koncertin e tyre të parë live në Francë, kur u shfaqën në sallën koncertale ‘Paris Olympia’.
Ndërsa në këtë datë të vitit 1973, ‘The Rolling Stones’, rrëmbyern vendin e parë në tabelën e këngëve më të mira amerikane, me këngën ‘Angie, këngë kjo e cila ishte hiti në vendin e 5-të në Britaninë e Madhe.
Në po këtë datë të vitit 1961, ‘The Beatles’ performuan në një ‘shfaqje dreke’ në ‘The Cavern Club’ të Liverpool-it, ndërsa në mbrëmje të së njëjtës datë, performuan në ‘The Village Hall’ po ashtu në Liverpool.
Me 20 tetor të vitit 1976, Led Zeppelin shfaqi filmin e konceritit të tyre ‘The Song Remains the Same’, që u dha premierë në New York. Kjo njëherit ishte natë bamirësie, ku u mblodhën 25,000 dollarë për fondin ‘Save the Children’.