Festivali i Teatrove Ferizaj në bashkëpunim me Theater Vortex, do të organizojnë një punëtori njëjavore dhe një performancë teatrore në Shkup, me temën: “Hijet e kohës: Arti Bashkon – Të shkrirë në kaosin e rrugëve dhe këndet e fshehura të qytetit”.
Thirrja do të jetë e hapur deri më 20 shkurt, për të gjitha shfaqjet teatrore që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë punëtori. Punëtoria do të zhvillohet ndërmjet datave 15 dhe 22 mars në Shkup, me pjesëmarrjen e artistëve nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova.
Performanca do të ketë elemente të forta të bazuara në vallëzim, prandaj rekomandohet që pjesëmarrësit të kenë përvojë të mëparshme me teatrin fizik.