– Me 14 shkurt, të vitit 2015, pikërisht në ditën e të dashuruarve, Lady Gaga u fejua me aktorin Taylor Kinney. Ajo e konfirmoi lajmin dy ditë më vonë, duke postuar një foto të unazës së diamantit në formë zemre në Instagram, me titullin “Ai më dha zemrën e tij në ditën e Shën Valentinit dhe unë i thashë PO!”. Çifti u ndanë një vit më vonë, në vitin 2016.
– Në po këtë datë të vitit 1999, Lenny Kravitz publikoi super hitin e tij ‘Fly Away’, duke arritur të renditet në pozitat e para, në top listat muzikore në shumë vende të botës.
– Me 14 shkurt, të vitit 1987, Bon Jovi filloi një aventurë prej katër javësh në krye të top listave amerikane, me këngën “Livin’ on A Prayer”. Ishte hera e dytë për grupin, që arrinin pozitën e parë në Amerikë, ndërsa në Angli shkuan deri në pozitën e katërt.