Njëra nga ditët më romantike të vitit – dita e Shën Valentinit, festohet çdo vit më 14 shkurt, ku të dashuruarit apo çiftet i shprehin dashurinë njëri tjetrit në forma të ndryshme, më shumë se ditëve të tjera të vitit. Çiftet në mbarë botën e shfrytëzojnë këtë ditë për të festuar lidhjen e tyre përmes dhuratave, darkave romantike dhe gjesteve të veçanta të ëmbla të dashurisë.
Tradicionalisht, kjo ditë lidhet me shkëmbimin e luleve, çokollatave apo kartolinave me mesazhe dashurie. Ndërkohë, shumë restorante dhe vende argëtimi ofrojnë paketa speciale për çiftet, duke krijuar një atmosferë magjike për të dashuruarit.
Pavarësisht mënyrës se si festohet, Dita e Shën Valentinit mbetet një moment i veçantë për të reflektuar mbi dashurinë dhe personat e rëndësishëm në jetën tonë.