– Me 13 shkurt, të vitit 1974, ka lindur këngëtari britanik Robbie Williams. Ai fitoi famën më të madhe si pjesë e bendit ‘Take That’, për të vazhduar karrierën e tij solo e duke arritur suksese edhe më të mëdha. Ai vlerësohet si artisti britanik me albumet më të shitura në Angli dhe fituesi më i madh i çmimeve ‘Brit Awards’, në Angli.
– Në këtë datë, të vitit 2004, grupi Led Zeppelin u nderuan me çmimin jetësor nga Grammy, për arritjet e tyre në muzikë, ku të pranishëm ishin Jimmy Page, John Paul Jones dhe Jason Bonham, ndërsa Robert Plant, nuk mori pjesë për shkak se ishte duke punuar për solo albumin e tij të ri.
– Me 13 shkurt, të vitit 1996, u publikua albumi ‘All Eyez on Me’, nga 2 PAC. Albumi u shit në mbi 10 milion kopje, vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.