Shtabi i Përgjithshëm i KFOR-it, me seli në Kosova Film në Prishtinë, ka hapur një vend të ri pune, për pozitën Inxhinier, që do të jetë përgjegjës për planifikimin dhe realizimin e projekteve infrastrukturore në terren.
Kërkesat e nevojshme për arsim, përvojë pune dhe aftësi për këtë pozitë janë:
- Diplomë universitare në inxhinieri civile
- Njohuri bazë të softuerit AutoCAD
- Përvojë minimale 6 vjeçare në fushën e inxhinierisë civile dhe menaxhimin e projekteve infrastrukturore
- Aftësi për të shkruar raporte teknike dhe Dokumente të Punës (SOW)
- Përvojë në administrimin e kontratave dhe menaxhimin e projekteve
- Aftësi të mira pune në ekip dhe komunikim
Kërkesat për gjuhën:
- Anglisht – Shumë mirë
Kushtet e Punës:
• Të interesuarit për këtë pozitë, duhet të jenë banor ligjor të Kosovës.
• Paga bazë: 1,753.00 € në muaj.
• Sigurim shëndetësor
Kandidatët e suksesshëm do të nënshkruajnë një kontratë fillestare 12 mujore, e cila mund të konvertohet në një kontratë afatgjatë, nëse performanca e kandidatit është e kënaqshme. Aplikimet duhet të dërgohen me e-mail, në adresën recruitment@hq.kfor.nato.int nga data 12 shkurt deri më 27 shkurt, 2025. Aplikimet pas këtij afati nuk do të pranohen.
Formularin e aplikimit dhe informacione të tjera të detajuara rreth kësaj pozite, mund ti gjeni në këtë adresë https://jfcnaples.nato.int/kfor/about-us/working-in-kfor/local .