– Më 21 janar, të vitit 1972, Pink Floyd për herë të parë në Guildhall, në Londër performuan live albumin e tyre në tërësi “The Dark Side of The Moon”.
– Më 21 janar, të vitit 1978, The Bee Gees publikuan albumin ‘Saturday Night Fever’, duke qëndruar për 24 javë në pozitën e parë të albumeve më të mira në Amerikë. Albumi shënoi një sukses të madh, duke arritur shitje mbi 30 milion kopje në gjithë botën dhe duke e bërë atë një nga albumet më të shitura të të gjitha kohërave.
– Në këtë datë, të vitit 2012, këngëtarja Adele ishte në pozitën e parë të albumeve më të mira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me albumin e saj të dytë ‘21’. Albumi përfshinte disa nga hitet me të mëdha të këngëtares siç është kënga ‘Rolling in the Deep’, që arriti të shes mbi 26.4 milionë kopje në gjithë botën.
– Më 21 janar, të vitit 1969, Diana Ross dha performancën e saj të fundit televizive, si anëtare e grupit muzikor të vajzave The Supremes, në emisionin ‘The Ed Sullivan Show’.