Filmi i ri i artistit dhe regjisorit kosovar, Alban Muja i titulluar “Mua besoj më shpëtoi portreti”, do të ketë premierën botërore në kuadër të seksionit prestigjioz Forum Expanded, të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Berlinale, një një nga ngjarjet më të rëndësishme në industrinë kinematografike botërore.
Seksioni Forum Expanded, është një platformë e njohur për promovimin e filmave që sfidojnë format tradicionale të kinemasë dhe ofrojnë një vizion të ri dhe eksperimental.
I rrëfyer nga vetë Muja, filmi ndërthur reflektimet e tij mbi fuqinë transformuese të artit me rikrijime dramatike të përvojës së tij. Filmi “Mua besoj më shpëtoi portreti”, është një dëshmi e qëndrueshmërisë, duke ilustruar se si krijimtaria mund të shfaqet si një mjet mbijetese edhe në kushtet më shtypëse.
Berlinale Forum dhe Forum Expanded do të organizohet nga data 13 e deri më 23 shkurt, 2025.







