“E hëna blu” i referohet konceptit të “ditës më të trishtuar të vitit”, e cila shënohet çdo vit në të hënën e tretë të muajit janar. Kjo ditë për herë të parë u shënua në vitin 2005, nga psikologu Dr. Cliff Arnall, i cili pretendoi se kishte llogaritur këtë datë, duke përdorur një formulë që merrte parasysh faktorë të ndryshëm, si kushtet e motit të ftohtë, borxhi pas pushimeve, motivimi i ulët, tendosja financiare e muajit janar, pas shpenzimeve të shumta gjatë festave të fund vitit, etj.
Megjithatë, shumë njerëz e kanë kritikuar idenë ‘E hënës blu’, duke argumentuar se nuk ka asnjë bazë shkencore për një “ditë më të trishtuar” apo kaq specifike.
Mirëpo, nëse mendoni se ‘E Hëna Blu’ është vërtetë një ditë monotone, mendoni përsëri, sepse kjo ditë e ka origjinën nga një agjenci udhëtimesh nga Britania ‘Sky Travel’, e cila përpiqej që të shiste sa më shumë bileta aeroplani dhe e shpikën termin e ‘Ditës Monotone’, në mënyrë që njerëzit të udhëtonin më shumë për të ikur nga monotonia dhe kompania të shiste sa më shumë bileta avioni.