– Më 19 janar, të vitit 1980, albumi i 11-të i Pink Floyd “The Wall”, filloi klasifikimin 15-javor në krye të top listës muzikore Amerikane, Billboard. Ky album, është një nga albumet më të shitur në SHBA.
– Në këtë datë, të vitit 2001, ishte raportuar se Paul McCartney, ishte miliarderi i parë i muzikës pop, në botë. McCartney më pas njoftoi se pasuria e tij arrinte vlerën prej 725 milionë dollarësh dhe pritej të bëhej një miliarder, pas shitjeve të mëdha nga albumi i koleksionit të ‘The Beatles’.
– Më 19 janar, të vitit 1982, grupi muzikor Bad Religion, publikoi albumin e tyre të parë të plotë, të regjistruar në studio, të titulluar “How Could Hell Be Any Worse?”.