Në kalendarin e festave vjetore, një ditë i takon edhe ‘Ditës Botërore të Borës’, e cila çdo vit shënohet në të dielën e tretë të muajit janar, që nga viti 2012. Qëllimi i shënimit të kësaj dite është të inkurajojë familjet që të krijojnë kujtime me fëmijët apo familjarët e tyre si dhe t’u ofrojë fëmijëve mundësi që të kenë përvoja me sportet dimërore, si skijimin, snowboarding, patinazhin e shumë të tjera.
Gjithashtu, na kujton të kujdesemi për mjedisin dhe të mbrojmë peizazhet e mbuluara me borë dhe është një mundësi më shumë për të rritur ndërgjegjësimin mbi ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe rënien e nivelit të borës, duke theksuar gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe ruajtjen e ekosistemeve natyrore që varen nga bora.