– Më 17 janar, të vitit 1987, Kate Bush nisi një periudhë dyjavore në vendin e parë në tabelën muzikore të albumeve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me albumin “The Whole Story”. Ky album përmban hitet “Running Up That Hill” dhe “Wuthering Heights” dhe është albumi më i shitur i këngëtares britanike, Bush.
– Më 17 janar, të vitit 1970, rock bendi The Doors, performuan live në ‘Felt Forum’, në New York. Këngët e kënduara u bënë pjesë e albumit të tyre të radhës, të cilin e titulluan ‘Absolutely Live’.
– Në këtë datë, të vitit 1976, grupi muzikor Earth, Wind and Fire, u klasifikuan në vendin e parë në Amerikë me albumin ‘Gratitude’. Albumi u certifikua tre herë me çmimin Platinum, nga RIAA (The Recording Industry Association of America).
– Më 17 janar, të vitit 1996, Celine Dion njoftoi se do të bënte një pushim nga karriera muzikore, duke u përqendruar tek familja e saj.