Kursimi i energjisë elektrike është i rëndësishëm për të siguruar një sistem energjetik më efikas, të qëndrueshëm dhe miqësor ndaj mjedisit apo planetit tonë. Prandaj, është me rëndësi të ndjekim disa këshilla praktike, të cilat do të na ndihmojnë në ruajtjen e energjisë elektrike:
- Përdorimi i pajisjeve me klasifikim energjetik A+++ që konsumojnë më pak energji.
- Fikja e pajisjeve kur nuk i përdorim.
- Përdorimi i ndriçimit LED, të cilat konsumojnë deri në 80% më pak energji se llambat tradicionale.
- Shfrytëzimi i dritës natyrale.
- Kalimi në energji rinovuese, me panele diellore ose burime të tjera të energjisë së pastër.
Nëse gjithsecili prej nesh kontribuon sadopak, duke respektuar këto këshilla dhe jo vetëm këto, ne mund të kemi një ndikim pozitiv dhe të qëndrueshëm për planetin dhe për ekonominë tonë.







