A keni menduar ndonjëherë se si ndryshimet e vogla në çdo shtëpi mund të ndikojnë ndjeshëm në ruajtjen e mjedisit?
Ka shumë këshilla për ruajtjen e energjisë në shtëpi, nga zakonet e vogla të përditshme e deri tek investimet e mëdha që ndihmojnë mjedisin dhe ulin faturat tuaja të energjisë.
Për të ruajtur energjinë elektrike, mund të ndiqni disa praktika të thjeshta, që ndihmojnë në uljen e konsumit dhe efikasitetin e përdorimit të energjisë, siç janë: përdorimi i poçeve LED, çaktivizimi i pajisjeve kur nuk janë në përdorim, izolimi termik i shtëpisë, menaxhimi i temperaturës, përdorimi i energjisë diellore, përdorimi i energjisë në tarifat më të ulëta, përdorimi i energjisë së rinovueshme si dhe monitorimi i kontrollit të konsumit i cili mund të ju ndihmojë në identifikimin e zonave ku mund të kurseni më shumë rrymë.
Duke ndjekur këto këshilla dhe duke përdorur energji në mënyrë të kontrolluar, mund të kurseni jo vetëm energjinë, por edhe të ulni faturat tuaja mujore të energjisë elektrike.