– Me 27 nëntor, të vitit 2021, versioni i zgjatur i këngës “All to Well” nga këngëtarja Taylor Swift, u pozicionua në vendin e parë në top listën muzikore Billboard Hot 100. Kënga ishte e gjatë 10 minuta e 13 sekonda, duke u cilësuar si një nga këngët më të gjata në histori, që kryesonte top listën amerikane.
– Në po këtë datë, të vitit 1926, Louis Amstrong incizoi këngën “You Made Me Love You”. Amstrong njihet si një nga figurat më me ndikim në zhanrin jazz.
– Me 27 nëntor, të vitit 1982, këngëtari Lionel Richie, u pozicionua në vendin e parë të top listës amerikane, me këngën ‘Truly’. Këngëtari, arriti që çdo vit, ndërmjet viteve 78-86, të ishte në pozitën e parë të top listës muzikore amerikane ‘Billboard Hot 100’, këngë këto të shkruara nga vet ai, siç janë këngët: ‘Three Times A Lady’, ‘Still’, ‘Lady (Kenny Rodgers), ‘Endless Love’, (Diana Ross), ‘All Night Long’, ‘Hello’ ‘Say ‘You Say Me and as co-writer of ‘We Are The World’.
– Me 27 nëntor, të vitit 1986, rock bendi Bon Jovi ishin në pozitën e parë në top listën e këngëve më të mira në SHBA, me këngën “You Give Love A Bad Name”, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar, kënga ishte në pozitën e 14-të. Kjo këngë ishte pjesë e albumit ‘Slippery When Wet’. Në vitin 2009, kënga “You Give Love A Bad Name”, u zgjodh si një nga 20 këngët më të mira hard-rock të të gjitha kohërave.
– Në vitin 2014, këngëtarja Taylor Swift, po kryesonte top listën e albumeve më të mira në Amerikë, me albumin e saj të titulluar “1989”. Shifra totale e shitjeve të këtij albumi, vetëm në SHBA, nga java debutuese, ishte më e larta e çdo albumi që nga viti 2002.