Çdo vit, më 26 nëntor, shënohet “Dita Ndërkombëtare Kundër Obezitetit”, e cila mëton të rris ndërgjegjësimin për rreziqet që vijnë nga mbipesha dhe rëndësinë e parandalimit të tij përmes ushqyerjes së balancuar dhe aktiviteteve fizike.
Obeziteti është një nga problemet më të mëdha shëndetësore globale, që lidhet me sëmundje të rënda, si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe disa lloje të kancerit. Ekspertët këshillojnë se për të shmangur obezitetin, është e rëndësishme të adoptojmë zakone të shëndetshme që përfshijnë aktivitete të rregullta fizike dhe një dietë të pasur me fruta, perime dhe ushqime të tjera të shëndetshme.
Gjatë kësaj dite, organizata të ndryshme shëndetësore dhe komuniteti mjekësor organizojnë aktivitete të shumta, si seminare, trajnime dhe diskutime publike, për të ndihmuar individët të kuptojnë më mirë rëndësinë e ruajtjes së një peshe të shëndetshme dhe mbështetjen e tyre në këtë rrugë.







