– Me 20 nëntor, të vitit 2023, Shakira arriti një marrëveshje me prokurorët spanjollë për të zgjidhur ‘çështjen e mashtrimit fiskal’. Këngëtarja pagoi një gjobë prej 7.5 milionë euro (6.5 milionë funte). Nëse do të shpallej fajtore, Shakira rrezikonte të vuante burgim prej tetë vitesh dhe gjobë prej 23.8 milionë euro (20.8 milion £).
– Në këtë datë, të vitit 2015, Justin Bieber po kryesonte top listat muzikore në Mbretërinë e Bashkuar me këngën “Sorry”. Në top listë gjendeshin të pozicionuara edhe këngët tjera të Justin Bieber nga albumi i tij “Purpose”.
– Sot feston ditëlindjen reperi i famshëm, Nayvadius DeMun Cash i njohur me emrin skenik Future. Ai ka lindur me 20 nëntor, të vitit 1983, në Atalanta, Georgia të Shteteve të Bashkuara.
– Me 20 nëntor, të vitit 1991, rock bendi The Rolling Stones, njoftuan se kishin nënshkruar një marrëveshje 20 milion dollarëshe, me kompaninë ‘Virgin Records’, për të publikuar tre albume, gjatë gjashtë viteve të ardhshme.
– Në po këtë datë, të vitit 2001, shtëpia në të cilën kishte jetuar Madonna si fëmijë, arriti të shitet brenda 12 minutash, në një ankand, për 400 mijë dollarë.







