‘Dita Universale e Fëmijëve’, shënohet çdo vit me datën më 20 nëntor dhe ka për qëllim promovimin e të drejtave të fëmijëve si dhe të rris ndërgjegjësimin për sfidat që përballen ata, në mbarë botën. Kjo datë shënon miratimin e Konventës mbi të drejtat e fëmijëve nga Kombet e Bashkuara në vitin 1989, një dokument historik që përcakton të drejtat themelore të fëmijëve.
Konventa përfshin një sërë të drejtash, të cilat janë thelbësore për zhvillimin e shëndetshëm dhe mirëqenien e fëmijëve, duke përfshirë të drejtën për mbrojtje nga abuzimi dhe neglizhenca, qasje në arsim dhe shëndetësi si dhe mundësi të barabarta pa marrë parasysh racën, gjininë apo statusin social.
Në këtë ditë, organizata të ndryshme, shkolla dhe komunitete organizojnë aktivitete që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin për të drejtat e fëmijëve dhe për t’i angazhuar ata në diskutime rreth problemeve që i preokupojnë ata.
‘Dita Universale e Fëmijëve’ na kujton gjithashtu se fëmijët janë shpresa e së ardhmes dhe se është detyrë e jona t’i mbrojmë dhe t’i mbështesim ata në çdo hap të jetës së tyre.







