– Me 12 nëntor, të vitit 1983, kënga “All Night Long” e interpretuar nga Lionel Richie, filloi qëndrimin 4-javor, në pozitën e parë në top listën amerikane Billboard.
– Me 12 nëntor, të vitit 2005, këngëtarja Mariah Carey rrëmbeu çmimet ‘Artistja e Vitit’ dhe ‘Albumi i Vitit’, për albumin e saj ‘The Emancipation of Mimi’ në Vibe Awards, ngjarje kjo në të cilën u shpërblye edhe me çmimin ‘Kënga më e mirë R&B’, për hitin ‘We Belong Together’.
– Me 12 nëntor, të vitit 1997, grupi i famshëm Spice Girls, ishin në pozitën e parë të albumeve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me albumin e tyre të dytë ‘Spiceworld’. Ky album shënoi një sukses të madh në të gjithë botën dhe deri më tani ato kanë shitur mbi 20 milionë kopje të tij.
– Në këtë datë, të vitit 1966, albumi i parë i grupit The Monkees, filloi qëndrimin 13 javor në top listën muzikore amerikane ‘Billboard Hot 100’. Albumi arriti shitje në mbi 3 milionë kopje në gjithë botën, vetëm tre muaj pas daljes në treg.