“Java Kundër Bullizmit” është një fushatë vjetore e cila zhvillohet nga data e sotme 11 nëntor dhe zgjatë deri më 15 nëntor dhe për qëllim ka edukimin e nxënësve për zhdukjen e bullizmit. Kjo javë synon të rrisë ndërgjegjësimin për rrezikun që vjen nga bullizmi, ndikimi i tij tek individët dhe rëndësia e parandalimit të bullizmit në shkolla, komunitete dhe në rrjetet sociale. Është një nismë mbarëkombëtare që nxjerr në pah çështjen e bullizmit dhe inkurajon individët të ndërmarrin veprime kundër tij.
“Java Kundër Bullizmit” ka një histori që daton që nga fillimi i viteve 2000 dhe që atëherë është rritur në një ngjarje mbarëkombëtare në shumë vende, duke u rrënjosur në besimin se çdokush ka të drejtë të jetojë i lirë nga ngacmimet dhe përbuzjet.