– Me 7 nëntor, të vitit 1989, albumi “Forever Your Girl”, nga Paula Abdul u pozicionua në vendin e parë në Billboard. Albumi në fjalë, kishte kaluar plot 64 javë radhazi në Billboard 200, përpara se të arrinte pozitën e parë, duke u bërë albumi me kohën më të gjatë të qëndrimit në top listën amerikane. “Forever Your Girl” përfshin këngët hite, si:”Straight Up”, “Cold Hearted” dhe “Opposites Attract”.
– Sot, me 7 nëntor, feston ditëlindjen DJ francez me famë botërore, David Guetta. Ai ka lindur në vitin 1967 dhe është krijues i shumë hit këngëve, që janë shpërblyer me çmime prestigjioze, si: ‘When Love Takes Over’, ‘Sexy Chick’, ‘Titanium’, ‘Don’t Leave Me Alone’, ‘Baby Don’t Hurt Me’, etj. Në listën e këngëve të suksesshme të David Guetta, gjejmë edhe bashkëpunimin me këngëtaren shqiptare Bebe Rexha, me këngën ‘I’m Good (Blue)’.
– Me 7 nëntor, të vitit 1951, këngëtari Frank Sinatra u martua me gruan e tij të dytë, aktoren Ava Gardner. Martesa e tyre zgjati 6 vjet.
– Në po këtë datë, të vitit 1987, albumi ‘Tunnel Of Love’, i këngëtarin Bruce Springsteen, arriti në pozitën e parë të albumeve më të dëgjuara në Amerikë. Albumi u certifikua platinium dhe i njëjti përmban hitet si: ‘Walk Like a Man’, ‘Two Faces’, ‘Tunnel of Love’, etj.







