Sot kemi hyrë në ‘Javën e Lojërave Ndërkombëtare’, që organizohen çdo vit në javën e dytë të nëntorit. Këtë vit ‘Java e Lojërave Ndërkombëtare’, do të zhvillohet nga data 7 e deri më 13 nëntor. Java synon të rilidhë komunitetet përmes bibliotekave të tyre duke përdorur vlerën edukative, argëtuese dhe sociale të të gjitha llojeve të lojërave të cilat luhen brenda.
A e dini se kur u krijuan bibliotekat e para 5000 vjet më parë, ato shënuan fillimin e historisë? Tani bibliotekat kanë evoluar me kalimin e viteve dhe ato janë një depo e njohurive dhe informacionit. Lojërat e luajtura gjatë kësaj periudhe variojnë nga lojërat e vogla dhe lojërat në tavolinë, siç janë monopoli, lojëra të ndryshme me letra, shah dhe videolojëra me kompjuter.
‘Java e Lojërave Ndërkombëtare’, është një mundësi për të festuar bashkëpunimin dhe për të rikthyer energjinë e bibliotekave në komunitetet tona!







