Me qëllim të reduktimit të aksidenteve në trafikun rrugor, Policia e Kosovës vazhdimisht apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të jenë të kujdesshëm dhe sa më vigjilentë gjatë drejtimit të automjeteve të tyre dhe pjesëmarrjes së tyre në trafik.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara, ka shqiptuar 2.136 gjoba në trafik, janë evidentuar 24 aksidente me lëndime, 49 aksidente me dëme materiale si dhe janë arrestuar 19 persona, ndërkaq 17 të tjerë janë dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës, me njësitet e saj, vazhdon të monitorojë dhe të menaxhojë situatën në trafikun rrugor dhe aty ku pjesëmarrësit bien ndesh me rregullat në trafik, masat ligjore ndëshkuese do të aplikohen me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve.