– Me 5 nëntor, të vitit 2000, rock bendi U2, arritën të radhiten në pozitën e parë, në tabelën e albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar, me albumin e tyre ‘All That You Can’t Leave Behind’.
– Me 5 nëntor, të vitit 1952, u themelua Official Charts Company. Kompania në fjalë njihet për klasifikimin zyrtar të këngëve në Mbretërinë e Bashkuar.
– Në po këtë datë, të vitit 1966 bendi The Monkees ishin në krye të top listës Billboard me këngën “Last Train To Clarksville”.
– Me 5 nëntor, të vitit 2022, këngëtarja Taylor Swift shënoi histori, si artistja e parë që i rrëmben dhjetë pozitat e para të top listës “Billboard”, me këngët nga albumi i saj ‘Midnights’. Me këtë, Swift la pas Drake dhe The Beatles, për më së shumti tituj në kryesimin e ‘Billboard Hot 100’, për një javë të vetme.
– Ishte data 5 nëntor e vitit 1988, kur rock bendi amerikan The Beach Boys, arritën në pozitën e parë, në top listën muzikore amerikane ‘Billboard Hot 100’, me këngën ‘Kokomo’.