“Java Botërore e Komunikimit” shënohet në javën e parë të muajit nëntor, nga data 1 deri më 7 nëntor. Komunikimi mes njerëzve është i natyrshëm dhe i domosdoshëm për të gjithë njerëzit, duke filluar që nga lindja, ku ne mësojmë të shprehemi më mirë me ndihmën e gjuhëve dhe gjesteve fizike që marrim ndërsa rritemi.
Me ardhjen e teknologjisë, vetë natyra e mënyrës se si ne komunikojmë ka ndryshuar. Telefonat celularë dhe interneti kanë revolucionarizuar mënyrën se si ne komunikojmë. Interneti është bërë një platformë kryesore e komunikimit mes njerëzve vitet e fundit. Sot, nuk mund të imagjinohet as jeta pa një telefon apo internet, përmes të cilit njerëzit ndërveprojnë në mënyra të ndryshme me njëri-tjetrin, bëjnë transaksione biznesi, argëtohen, informohen, etj. Megjithatë, shumë argumentojnë se kjo formë e re e komunikimit dhe shoqërimit ka çuar në një rënie të aftësive bazë të komunikimit.
Motoja e cila sivjet shënon “Javën Botërore të Komunikimit”, është “Inteligjenca artificiale dhe mençuria e zemrës: për një komunikim plotësisht njerëzor”.