Data 5 nëntor, i është ndarë shënimit të “Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Cunami”, datë kjo e vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, që nga viti 2015.
“Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Cunami” u shpall për të nderuar një histori të hershme nga Japonia, që tregon për “Inamura-no-hi” ose ndryshe i njohur në gjuhën shqipe si “Zjarr i pirgjeve të orizit”. Në vitin 1854, pas një tërmeti të fortë, një burrë japonez vuri re shenjat paralajmëruese të një cunami të afërt dhe dogji pirgjet e orizit për të paralajmëruar banorët e fshatit, duke shpëtuar shumë jetë. Përmes kësaj historie, dita synon të përçojë rëndësinë e vigjilencës dhe përgatitjes për cunami.
Përndryshe, cunami është një fenomen i fuqishëm natyror, që mund të ketë pasoja katastrofike për zonat bregdetare dhe popullatat e tyre. Cunami shkaktohet kryesisht nga tërmete nën det, shpërthime vullkanike ose rrëshqitje masive të dheut që ndikojnë në shtratin e oqeanit, duke krijuar valë të mëdha që përplasen me fuqinë shkatërrimtare të brigjeve të prekura. Përgjatë shënimi të kësaj dite apo “Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Cunami”, organizohen aktivitete të ndryshme informuese e edukuese për cunami, ndërsa shumë vende bregdetare organizojnë ushtrime evakuimi dhe trajnime për të rritur përgatitjen tek popullata.