– Me 1 nëntor, të vitit 1971, Olivia Newton-John publikoi solo albumin e saj të parë, të titulluar ‘If Not For You’.
– Në po këtë datë, në vitin 1980, Bruce Springsteen publikoi albumin “The River” që u bë albumi i parë i këngëtarit që po kryesonte top listën e albumeve më të mira në Amerikë.
– Ishte data 1 nëntor e vitit 1969, kur Elvis Presley arriti në pozitën e parë në top listën e hiteve amerikane, me këngën “Suspicious Minds”, ndërsa në rangimin britanik ishte në pozitën e dytë.
– Më 1 nëntor, të vitit 1964, rock bendi amerikan, The Beach Boys filluan turneun e tyre të parë muzikor në Mbretërinë e Bashkuar.







