– Me 25 shtator, të vitit 1983, ka lindur këngëtari, aktori dhe DJ amerikan, Childish Gambino emri i vërtetë i të cilit është, Donald Glove.
– Në të njëjtën datë, por të vitit 1998, Dolly Parton publikoi albumin ‘Hungry Again’.
– Në këtë datë, të vitit 1981, bendi ‘The Rolling Stones’, filluan turneun e tyre muzikor në Amerikë. Në koncertin e parë që mbajtën në Philadelphia, kishte rreth 90.000 fansa. Turneu i tyre, njihet si një nga turnetë më të suksesshëm në muzikë.
– Me 25 shtator, të vitit 1982, Queen bëri paraqitjen e tyre në Saturday Night Live, duke performuar “Crazy Little Thing Called Love” dhe “Under Pressure”.







