Si çdo vit, më 25 shtator, shënohet “Dita Botërore e Farmacistëve”, një ngjarje që nderon rolin e rëndësishëm të farmacistëve në përmirësimin e shëndetit publik.
Me temën e këtij viti “Farmacistët: Kujdesi juaj shëndetësor, përkushtimi ynë”, kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin për kontributin e farmacistëve në kujdesin mjekësor dhe në ndihmën që ata u ofrojnë pacientëve.
Farmacistët luajnë një rol kyç në sistemin shëndetësor, jo vetëm duke shpërndarë medikamente, por edhe duke këshilluar pacientët për përdorimin e medikamenteve në mënyrë të sigurt dhe efektive. Me përkushtim dhe profesionalizëm, ata kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve dhe në parandalimin e sëmundjeve.







