– Me 6 maj të vitit 2002 kënga ‘Bohemian Rapsody’, nga bendi The Queen, u votua si singli më i preferuar i Mbretërisë së Bashkuar i të gjitha kohërave, në një sondazh të realizuar nga libri Guinness Hit Singles. Kënga ‘Imagine’ nga John Lennon, ishte e dyta dhe në vendin e 3-të ishte kënga ‘Hey Jude’ nga ‘The Beatles’. Në këtë listë ishin edhe Madonna dhe grupi ABBA.
– Në këtë datë të vitit 1995, bendi ‘Oasis’, ishte në pozitën e parë të këngëve më të mira në Angli me këngën ‘Some Might Say’.
– Në këtë datë të vitit 2009, një ish-publiciste e Michael Jackson, kishte paditur këngëtarin për 44 milion dollarë me pretendimin e dështimit të këngëtarit për ta paguar atë për shërbimet e saj.